Sh.M. “Marija Kiri - Skllodovska” me laborator të ri bioteknologjik
10.03.2023 19:06
Nxënësit e Shkollës së Mesme...

Nxënësit e Shkollës së Mesme profesionale “Marija Kiri - Skllodovska” prej sot do të kenë në dispozicionin laboratorin bioteknologjik, i cili është hapur nga UNDP dhe UNICEF, me mbështetje nga Qyteti i Shkupit.
Ata shpresojnë se ky laborator do të rrisë interesimin e të rinjve për të filluar një karrierë në fushën e shkencave. Ky laborator është i vetmi i këtij lloji në vend. Nxënësit që regjistrohen në këtë shkollë do të mund të kryejnë praktikën tek “Drislla”.
Laboratori në të njëjtën kohë do të organizojë festivale shkencore dhe karvane në një pjesë të shkencës teknologjike në mjediset urbane dhe rurale të cilat duhet të nxisin interesin për ripërdorimin e mbetjeve biologjike në inovacion dhe sipërmarrje.
