Botë

Itali, roja bregdetare shpëton mbi njëmijë migrant

11.03.2023 12:48

Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta shpëtimi të premten për të shpëtuar qindra emigrantë..

Roja bregdetare italiane realizoi operacione të shumta shpëtimi me çrast ka shpëtuar qindra emigrantë të cilët kishin mbushur disa varka përreth bregdetit italian.

Në një deklaratë të rojes bregdetare thuhet se “mbi 1 mijë persona janë në rrezik”. Zyrtarët nga rajonit jugor Kalabria, thanë se gjithsej 1300 emigrantë ishin në këto varka, për të cilat agjencia kufitare Frontex e BE-së tha se mund të përballeshin me probleme. Tre mjete të rojës bregdetare po përpiqeshin të merrnin rreth 500 emigrantë nga një varkë e ndodhur rreth 110 km në jug të qytetit kalabrez Crotone, pranë vendit ku ndodhi tragjedia e 26 shkurtit. Roja bregdetare tha gjithashtu se pati dërguar mjete të tjera për të shpëtuar 800 emigrantë të gjendur në dy varka të tjera më thellë në det. Në një tjetër incident të mëparshëm të premten, roja bregdetare mori rreth 500 emigrantë pranë ishullit jugor italian Lampedusa, njoftuan mediat lokale.
 
“Gjatë ditëve të fundit kemi parë një rritje të përpjekjeve për të kaluar Mesdheun Qendror”, u shpreh Frontex në një deklaratë.
 
Kapacitet e kërkim-shpëtimit në det të Italisë janë vënë në epiqendër të vëmendjes pas përplasjes së varkës më 26 shkurt pranë Kalabrisë. Kufoma e një djali të ri u gjend të premten, duke e rritur kështu numrin e viktimave në 73, ndërkohë që shumë emigrantë figurojnë të zhdukur.