Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, LSDM: Konsultime me të gjitha partitë politike

11.03.2023 14:14

LSDM paralajmëron konsultime me të gjitha partitë politike për ndrshimet kushtetuese...

LSDM paralajmëron konsultime me të gjitha partitë politike për ndrshimet kushtetuese, nga të cilat mvaret hapja e kapitujve në kuadër të bisedimeve me BE-në. Nga kjo aprti thonë se planifikojnë ti përballin argumentet që sa më parë të pëpilohen amandamentet për ndryhsimet kushtetuese me të ilat duhet të përfshihet bashkësia bullgare në kushtetutë. Në këtë proces nga LSDM shpresojnë se do të përfshihet edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare. 
 
“Do të bëjmë konsultime me të gjitha partitë politike të cilat kanë deputet në shtëpinë ligjvënëse, so ti përballim të gjitha argumentet dhe gjithçka që është e nevojshme me synimin e vetëm që sa më parë t vazhdojë rruga evropiane e  vendit. Sëbashku të diskutojmë sepse është me rëndësi të miratohen ndryshimet kushtetuese, sepse me ndryhsimet kushtetuese do të mudnësohet hapja e kapitujve për anëtarësim në BE. Do të bisedojmë edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me të gjitha partitë tjera politike që kanë deputet në kuvend, me qëllim që të mos frenohet rruga evropiane e vendit.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Nuk kemi ndryshuar qëndrime 
 
Por nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se nuk kanë ndryshuar qëndrim. Sipas tyre kuvendi nuk ka mandat për ndryshime të tilla kushtetuese, prandaj vendi duhet të shkojë në zgjehdje të parakohëshme. 
 
“Qëndryimi nuk ka ndryshuar.”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Ditë më parë edhe kryeminsitri Dimitar Kovaçevski e ka ftuar opozitën që të kyçet në procesin e ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht në mënyrë aktive të merr pejsë në formimin e grupit të punës, që koordinohet nga minsitria e drejtësë, e cila duhet ti përgadis amandamentet dhe të ia dorëzojë kuvendit. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI