Maqedoni
Kumanovë, mungesë e kuadrit në shtëpinë e pleqëve
11.03.2023 14:37
Tash një kohë shtëpia e pleqëve “Zafir Sajto“ në Kumanovë po përballet me mungesë të personelit për mbarëvajtjen e punëve...

Tash një kohë shtëpia e pleqëve “Zafir Sajto“ në Kumanovë po përballet me mungesë të personelit për mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion për përkujdesjen e personave të moshës së shtyre. Në këtë institucion janë të vendosur pleqë nga Komuna të ndryshme të RMV. Për këtë arsye ky institucion ndërmorri disa hapa me të cilën u zgjidh problem me kuadrin e nevojshëm. Fillimisht u bë ripërcaktimi i kuadrove nëpër vende të punës, kurse me angazhimin e Kompanisë për pastrim filluan të rregullohen punët, thonë nga shtëpia e pleqëve në Kumanovë.
“Po përpiqemi ta mbajmë këtë institucion në këmbë dhe të vazhdojmë punën, në çka edhe patëm sukses. Në mungesë të kuadrit të duhur kemi angazhuar edhe Kompani private, e cila përkujdeset për këtë Shtëpi dhe gjithsesi jemi të kënaqur me këtë. Kemi bërë edhe ripërcaktimin e punëtorëve në vende të reja pune, me çka kemi arritur ti konsolidojmë aktivitetet tona që janë me interes publik.”, tha drejtori Dejan Stojanovski.
Shtëpia e pleqëve “Zafir Sajto” në Kumanovë disponon me 180 shtretër, kurse në te janë të vendosur 180 persona të moshuar nga i gjithë vendi.
“Shtëpinë e pleqëve në Kumanovë kurr ska qenë e stërmbushur dhe me këtë skemi patur kurr problem. Vendosja e pleqve mbetet obligim i yni si dhe ti përmirësojmë kushtet, jo vetëm që shfrytëzuesit të kenë kushte të mira, por edhe ditë të plotësuara me aktivitete, kurse e gjithë kjo varet nga personeli i angazhuar.”, tha Dejan Stojanovski.
Përshkak të periudhës së përshkruar me kriza ka ardhur edhe deri te rritja e çmimeve për vendosje në këtë Shtëpi, që ndikon nëpërmirësimin e kushteve për qëndrim.
FATLUM AQIFI
