Maqedoni

ITSHKSH promovoi librin mbi ilegalen shqiptare

11.03.2023 15:29

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve pomovoi librin e ri...

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve pomovoi librin e ri ”Ilegalja shqiptare pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”. Ky libër përmban me vete dosje të vërteta të ilegales shqiptare të periudhës 1945 -1999, ku në mënyrë qartazi dhe të vërtetë, përshkruhet rezistenca e veprimtarëve të ilegalës shqiptare gjatë kësaj periudhe edhe përkundër, ndjekjeve, represionit dhe dënimeve drakonike me burg të shtetit Jugosllav që i ka shqiptuar mbi ta. 
 
“Konsiderojmë se ky angazhim i yni hulumtues ka në thelbë një mision të shenjtë sepse nuk ka shenjëtri më të madhe se sa të thuhet e vërteta. Nuk ka shenjëtri më të madhe se të mbrohen njerëzit nga etiketimet dhe deliglimet, nuk ka shenjëtri më të madhe se mbi dyshimet e fabrikuara të ngrejmë besimin mes nesh dhe të ndërtojmë ura mbi të cilat do të kalojmë mirëkuptimin dhe uniteti yni i brendshëm kombëtarë.”, tha drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani.
 
“Veprimtaria ilegale shqiptare nuk u ndërpre, e as nuk u demoralizua për kundër ndëshkimeve dhe masave drakonike që vinin nga aparati represiv jugosllav, për kundrazi ilegalja shqiptare pati kontinuitetin e vet dhe i ngjansonte një vije ujë mbi cila e gjet rrjedhen e vet edhe përkundër kurtheve që ngriheshin.”, tha Emin Azemi nga ITSHKSH.
 
Dojsjet e prezantuara në këtë libër janë siguruar nga arkivi shtetëror të kroacisë dhe me ndihmën e ambasadorit të RMV-së në Kroaci Milaim Fetai. 
 
“Nuk ka qenë e rastësishme këtë që e theksoi në mënyrë të detajuar drejtori që i gjithë ky dokumentacion me një kujdes të posaçëm është mbledhur dhe ende sot ruhet në arkivat e kroacisë për shkak se miqësia jonë është shumë e thellë, andaj në këto momente i falënderoj popullin kroat dhe shtetit kroat se kjo miqësia jonë ka thellë rrënjët gjatë historisë në momentet më të vështira tona popujtë tonë kanë qendruar ndaj njëri-tjetrin.”, tha ambasadori i RMV-së në Kroaci, Milaim Fetai. 
 
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha ilegalja shqiptare  ka qenë e drejtuar para shumë sfidave të mëdha. Pranoi se nuk ka qenë aspak e lehtë për të qendruar deri në fund, por ajo që është më e rendësishme tha Ahmeti është se asnjëherë dhe në asnjë moment askush nuk është dorëzuar apo friksuar nga persekutimi shumë dekadësh të represionit jugosllav. Në kontinuitet janë organizuar operacionet e planifikuara,  me çka populli shqiptar tani gëzon liri dhe të drejta të barabarta. 
 
“Në këto dokumente bëhet analiza e mirëfilltë kush janë ato grupe, kush është platforma e tyre, kush është organizimi i tyre kush janë ata njerëz dhe sipas të këtyre analizave nuk del se ishin njerëz të dështuar por ishin njerëz të programuar fortë mirë, dinin çfarë kërkonin, dinin ku shkonin dhe dinin se me kë kishin përball dhe më ka bërë përshtypje një analiz e një udbashi të serbisë ku thotë se vetëm lëvizjes shqiptare e kishim të vështirë për tu afruar sepse edhe mirë ishin të organizuar por e shfrytëzonin anën tjetër kurse ne nuk dinim gjuhën e tyre, kurse ata udbash që e dinin gjuhën e tyre fort mirë i njihte ilegalja shqiptare.”, tha kryetari i BDI-së. Ali Ahmeti. 
 
Gjatë prezantimit të librit u dorëzuan edhe një pjesë e dosjeve të veprimtarëve që ishin aso kohe objek të ndjekjeve, represionit të regjimit jugosllav emrat e të cilave janë të përfshirë në këtë botim të veçantë. 
 
REXHEP QAMILI