Maqedoni
Bislimi: Ngrirja e mundhsme e çmimeve, ndihmesë minimale
11.03.2023 16:16
Ngrirja e paralajmëruar e çmimeve mund të ndikon deri diku në ruajtjen e standardin jetësor...

Ngrirja e paralajmëruar e çmimeve mund të ndikon deri diku në ruajtjen e standardin jetësor, por si masë është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndihmesë minimale, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Sipas tij, në kushtet kur mungon prodhimi vendor edhe çmimet e produkteve janë më të larta në krahasim me vendet që disponojnë me produkte vendase.
“Me këtë nuk do të thotë se do të përmirësohet jeta e qytetarëve. Çka do të thotë nëse prej 50 denarëve mielli e bëjnë 48 denarë. 2 denarë në kilogram do ta përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve apo do ta ruan standardin jetësor të qytetarëve?! Domethënë se ballafaqohemi me mungesë të ofertës së produkteve vendore dhe kur ka mungesë të produkteve të vendit atëherë kemi ngritje të çmimeve dhe ulje të standardin jetësor të qytetarëve.”, tha profesori universitar Sami Bislimi.
Nga na tjetër Bislimi vlerëson se kjo masë do të dëmtonte disa kompani të caktuara.
“Gjithë ato kompani që importojnë lëndën e parë dhe repromateriale, të cilët nuk mund ti sigurojnë në tregun e vendit, por importojnë nga jashtë. Nëse ato çmime të importit janë më të larta, sigurisht që do të ndikon në çmimin kushtues të produktit.”, tha Bislimi.
Bislimi apelon që shteti të koncentrohet në inkurajimin e ekonomisë vendore për të prodhuar lëndë të para dhe produkte të gatshme vendore, pasi kjo sipas tij në fund do të kishte efekt në çmimin final të produktit.
ERSAN PAJAZITI
