Maqedoni

Arsovska: Bulevardi “Boca Ivanova” do të ndërtohet

11.03.2023 18:11

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska nuk heqë dorë nga ndërtimi i bulevardit “Boca Ivanova”...

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska nuk heqë dorë nga ndërtimi i bulevardit “Boca Ivanova”, edhe pas protestës së disa banorëve të cilët pretendojë se pou merret prona. 
 
Projekti është paralajmëruar prej 20 vitesh ndërsa bulevardi kalon në pjesë që kanë qenë pronë shtetërore, të cilat qytetarët i kanë uzurpuar thot Arsovska. 
 
“Në një pjesë të trasesë ku do të ndërtohet ky bulevard janë dhjetëra familje që kanë zgjeruar oborret e tyre në tokën shtetërore në të cilën është planifikuar të ndërtohet bulevardi dhe në këtë mënyrë e kanë uzurpuar këtë tokë. Qyteti i Shkupit nuk ka ndërmend të ndjekë penalisht qytetarët, por dua t’u bëj thirrje banorëve të Komunës së Butelit, veçanërisht atyre që dolën të shprehin pakënaqësinë e tyre, se ne duam të ndërtojmë në tokë shtetërore. Mos u bëni viktimë e lojërave politike.”, tha Arsovska. 
 
Por Qytetarët kanë thënë se pronat i kanë legalizuar dhe nuk bëhet fjalë për uzurpim.