Maqedoni

Piç: Të gjithë të ndihmojnë në anëtarësimin në BE

11.03.2023 18:23

Të gjithë politikanët e Maqedonisë së Veriut duhet të mendojnë me kujdes se çfarë është në interesin...

Të gjithë politikanët e Maqedonisë së Veriut duhet të mendojnë me kujdes se çfarë është në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarët që jetojnë në të vlerëson përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stjuart Piç.
 
Ai në një intervistë për MIA-n tha se është koha që të gjithë aktorët politikë të ndihmojnë në anëtarësimin e vendit në BE. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese dhe faktin se shumica e nevojshme prej dy të tretave aktualisht nuk është siguruar, duke qenë se opozita është e vendosur të mos mbështesë ndryshimin e Kushtetutës dhe këmbëngul në qëndrimin e zgjedhjeve të parakohshme, ai tha se do të ishte e padrejtë ndaj popullit të këtij vendi të vonohej rruga evropiane për të cilën qeveri të ndryshme kanë punuar fort prej shumë vitesh.
 
“Kjo nuk duhet parë vetëm si fitore e qeverisë që është tani në pushtet, është fitore e të gjitha qeverive të mëparshme dhe mbi të gjitha e qytetarëve të Maqedonisë. Jemi të vetëdijshëm se rruga nuk ka qenë e lehtë dhe se ka pasur shumë pengesa ndër vite, prandaj i inkurajoj të gjithë politikanët që të mos lejojnë që politika të ndikojë në një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Nevojitet një përpjekje e përbashkët që Maqedonia e Veriut të arrijë më shumë sesa anëtarësimin e merituar në BE.”, theksoi përfaqësuesi britanik Piç.
 
Ai shprehu shqetësim për tensionet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por shtoi se ka besim se ekziston një shkallë e konsiderueshme e vullnetit të mirë midis të gjitha palëve dhe beson se do të gjendet një zgjidhje.