Maqedoni

VMRO-DPMNE: Ngrirja e çmimeve duhej bërë disa muaj më parë

11.03.2023 18:35

Qeveri para disa muajve duhej të bënte “ngrirjen” e çmimeve, para se ato të shtrenjtoheshin për dyfish apo treefish...

Qeveri para disa muajve duhej të bënte “ngrirjen” e çmimeve, para se ato të shtrenjtoheshin për dyfish apo treefish, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë opozitare duhet të lirohen rezervat e mallrave si dhe qeveria të heq dorë nga akciza e derivateve të naftës dhe të anulojë çmimin e transportit. Paga mesatare është rritur, por në mënyrë artificiale, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, rritja artificiale ka nxitur një shkallë inflacioni më të lartë që është vërrejtur nga Banka Botërore.

Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE, ka dekalruar se Qeveria kot lëvdohet me rritjen e pagës minimale për shkak se të gjitha produktet janë me rritje të çmimeve. Sipas saj, aktualisht, 500 denari vlen sa 100 denarë. Por nga LSDM thonë se qeveria me masat e ndërmarra po mbron qytetarët.