Maqedoni
Me pistoletë plastike ka vjedhur para nga bastorja
09.02.2015 13:53
Kryerësi i panjohur mbrëmë rreth orës 23 ka sulmuar një të punësuar në bastoren "Vil Hil" në rrugën "Tode Dumba" dhe me kërcënim me pistoletë plastike nga kasaforta ka marrë kutinë me të holla...

Pas kësaj, i punësuari e ka sulmuar fizikisht dhe ka mundur ta marrë pistoletën e sulmuesit, të cilit një pjesë nga parat i janë derdhur në bastore, para se të ik në drejtim të panjohur.
Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes me çrast është konstatuar se bëhet fjalë për pistoletë plastike, ndërsa gjatë numërimit të hollave është konstatuar se mungojnë 4.150 denarë. Merren masa për zbulimin e kryerësit./mia
