Maqedoni

Parashikimi i motit

12.03.2023 11:31

Veni ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe këtë të diel...

Veni ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe këtë të diel. Priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. 
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14°C.
 
Në Shkup të dielën do të mbajë mot me diell dhe më i freskët me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12°C.