Maqedoni

Vendoset bombë në automjetin e një të punësuari në MPB

09.02.2015 13:54

Një bombë ka qenë e vendosur në fshesat e xhamit të automjetit "alfa romeo" me targa të Shkupit në pronësi të një të punësuari në MPB...

Ngjarja ka ndodhur në rr."Kosturska", ndërsa është denoncuar mbrëmë rreth orës 23 në stacionin policor në Çair nga ana e pronarit të automjetit, njofton MPB.
 
Po ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit./mia