Maqedoni

Bekteshi: Në Shkup egziston karteli i bukpkëpjekësve

12.03.2023 15:20

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thot se në industrinë e bukëpjekësve në Shkup egziston i ashtuquajturi karteli i bukpjekësve...

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thot se në industrinë e bukëpjekësve në Shkup egziston i ashtuquajturi karteli i bukpjekësve, ku disa kompani të bashkuar përcaktojnë çmimin e distribuimit dhe shitjes së bukës nëpër markete të mëdha. Për Radio Evropën e Lirë, Bekteshi tha se kjo gjë është vërtetuar përmes raporteve ditore nga kompanitë bukëpjekëse nga qytetet tjera të vendit që ia dërgojnë Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilave shihet qartë se nëpër qytete tjera, buka shitet me çmim edhe më të ulët se 32 denarë. Bekteshi ka urdhëruar Komisionin për Mbrojtjen e Konkurencës që të kryhen inspektime të rrepta për të vërtetuar gjendjen faktikenë teren.
 
“Unë jam i bindur dhe ky është mendim im personal se në Qytetin e Shkupi rreth 4 apo 5 kompani për prodhimin e bukës janë të bashkuar me të cilën ata po e distribuojnë dhe shesin bukën nëpër marketet më të mëdha në kryqytet, ndërsa në brendësi të vendit çmimi i bukës është edhe më i ulët se 32 denarë dhe këtë gjë e kemi  vërtetuar përmes raporteve ditore të çmimores të këtyre kompanive. Andaj themi se këtë gjë ne nuk do të lejojmë.”, tha ministër i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Përderisa kompanitë bukëpjekëse mohojnë një gjë të tillë, Bekteshi mbetet në qendrimin e tij,  se kompanitë bukpjekëse në përgjethësi nuk e kanë respektuar marrëveshjen para se të vendoset masa e subvencionimi të energjisë elektrike për kompanitë e industrisë ushqimore.
 
“Ne nuk e kemi ngri çmimin e bukës prej 33 denarë, ne kemi thënë se cili mund të jetë çmimi më i lartë i bukës së bardh dhe gjysmë të bardh, që do të thotë se deri më 33 denarë të gjithë kompanitë bukpjekëse mes tyre do të mund të konkurojnë me çmim të volitshëm.”, tha Bekteshi.
 
Përveç çmimit të bukës prej 16 marsit pritet të ulet edhe çmimi produkteve të qumshtit dhe pastave, ndërsa nga qeveria paralajmërojnë se javën e ardhëshme mund të ketë edhe ngrirje të çmimit të sheqerit, vezëve dhe orizit.
 
REXHEP QAMILI