Maqedoni
Spaspvski: Mardhëniet me Bosnjën në nivel të lartë
12.03.2023 15:43
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, priti në takim pune homologun e tij nga Bosnjë Hercegovina...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, priti në takim pune homologun e tij nga Bosnjë Hercegovina, Nenad Neshiq. Në takim dy minsitrat u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy minsitrive.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimi rajonal janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer i deritanishëm, si në nivel politik ashtu edhe në atë operacional, bazohet në Marrëveshjet e nënshkruara tashmë ndërmjet qeverive të dy vendeve tona për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë ilegale të lëndëve narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë, migrimi ilegal si dhe marrja në dorëzim e personave me vendbanim të paligjshëm, të cilat padyshim janë të një rëndësie të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Neshiq: Marrveshja Kosovë-Serbi relakson rajonin
Ministri Neshiq shprehu gatishmërinë për tu përfshirë në iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur, me qëllim që të mos ketë pritje nëpër kufijë dhe të ketë qarkullim të lirë të qytetarëve dhe mallrave. I pyetur rreth dialogut Kosovë-Serbi ministri Neshiq tha se beson që Serbia dhe presidenti Vuçiq do të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën dhe se shum shpejtë do të zgjidhet kjo çështje me çka do të relaksoheshin mardhëniet në tër rajonin.
“Kjo do ti relaksonte mardhëniet në tër rajonin. Serbia nuk është larg as nga Bosnja dhe Hercegovina e as nga Maqedonia e Veriut. Ne na duhet paqe, paqja nuk ka alternative. Ne na duhet të bëhemi anëtare të BE-së dhe shoh përkushtim që të gjitha vendet ti bashkangjiten BE-së. E që të ndodh kjo patjetër të kemi siguri dhe stabilitet, sepse siç thash paqa nuk ka alternativë.”, tha Minsitëri i Sigurisë i Bonjë Hercegovinës, Nenad Neshiq.
Neshiq, njëherit shprehu kënaqësinë e tij që Bosnje-Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë çështje të hapura, dhe po bashkëpunojnë shumë mirë si dy vende mike.
REXHEP QAMILI
