Maqedoni
Spasovski: Kushdo që merret me kriminalitet do të dënohet
12.03.2023 16:22
Mbrëm rreth një ore pas mesnate, disa persona në dy automobila ia kanë bllokuar rrugën një tjetër automjeti...

Mbrëm rreth një ore pas mesnate, disa persona në dy automobila ia kanë bllokuar rrugën një tjetër automjeti në të cili ndodheshin tre persona, midis të cilëve edhe një polic i cili nuk ka qenë në detyrë. Pasi u kanë penguar rrugën, ata i kanë sulmuar fizikisht, prandaj polici ka nxjerrur armën dhe ka shtënë në ajr. Sulmi ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup në afërsi të qarkores për në Radishan. Misnitri i brendëshëm Oliver Spasovski thot se rasti nuk ka lidhje me vrasjen e dyfisht të para disa ditëve në një lokal në çarshi të Shkupit.
“Sipas kualifikimit bëhet fjalë për dhunë gjatë ditës do të përfundojnë aktivitetet për pastrimin e rastit. Ka persona të arrestuar.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
VMRO-DPMNE: Kriminaliteti në vend po rritet
Ndërkohë opozita thot se po rritet krimi në vend. Nga VMRO-DPMNE kaë kërkuar përgjegjësi për krismat në një dasëm në presence të drejtorit të Byrosë për siguri nacionale.
“Krisamt me kallashnikov janë të ndaluara me ligj, aq më shumë në presencë të drejtorit të Byrosë për siguri publike i cili nuk reagon.”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Policia është jo selektive dhe çdokush që meret me kriminalitet do të sanksionohet thot minsitri i brendëshëm.
“Sasho Tasevski është një nga profesionistët e nivelit më të lartë në sferën e tij dhe me rezultate që flasin për rënie të vazhdueshme të kriminalitetit që kur është caktuar nga qeveria për drejtor të sigurisë publike.”, tha Spasovski.
Misnitri i brendëshëm njëherit ka theksuar se për vrasjen e dyfisht në Çarshi të Shkupit, bëhet fjalë për përleshje mes strukturave kriminale, të cilën do ta dëshmojnë edhe hetimet.
VLORA LATIFI TOPOJANI
