Maqedoni

Plani për menaxhim me Malin Sharr, Dehari: Pret nënshkrimin e minsitrit

12.03.2023 16:40

Ish ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, nuk e ka nënshkruar planin për menaxhim me Malin Sharr...

Ish ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, nuk e ka nënshkruar planin për menaxhim me Malin Sharr edhe pse dokumentet i ka pasur në tavolin që nga muaj tetor i vitit të kaluar. Deri sa nuk nënshkruhen dokumentet nuk mund të merren hapa konkret për parkun kombëtar Mali Sharr, thot Drejtori i këtij parku kombëtar Ibrahim Degari. Ai pret që këto dokumetet ti nënshkruaj ministrja Shukava.
 
“Sigurisht ai plan për Menaxhimin e parkut kombëtar ka qenë në tavolinën e ministrit, dhe kuptoj se nga momenti që ministri kuptoi se nuk do vazhdoj në ata ministri, disi e anashkaloj ate moment dhe nuk i ka nënshkruar ato dokumentë që i ka pasur në tavolin për Malin Sharr. Jemi në pritje të ministres Shukova që të njejta dokumente ti nënshkruja që ne të vazhdojm normal të funksionojm.”, drejtori i parkut kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari.
 
Puna në këtë drejtori aktualisht është përqëndruar te rregullimi i hapsirave të reja që qeveria i ka ndarë, siç është ish Teleferiku i Tetovës. Sipas drejtorit këtë vitë presin të punesohen edhe dhjetë persona.
 
“Nga viti 2020 un mbeta i vetëm si drejtues në Parkun Kombëtar, por ne fund te vitit kalum arritëm ti bëjmë edhe punsimet e para, si në shtyllën e parë atë të administratës dhe të dytën teknike, për momentin kemi shtatë të punsuar të rregullt dhe dy në procedur e sipër. Janë ndarë sadi pakë disa mjete nga ministria e Financave dhe ajo Ekologjike që të mund të punesojm një numër të caktuar rredh dhjetë në 2023-shin.”, tha Dehari.
 
Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr, informon se janë në fazën e fundit përgaditjet që në gjithë teritorin e Parkut Kombëtar do të ketë tabela informuese për banorët e zones, por edhe për ata që e vizitojn Parkun Kombëtar, me qëllim që të jenë në dijeni se çka është e lejuar dhe çka e ndaluar ne Parlun Kombëtar Mali Sharr. Dehari poashtu thekson se deri me tani ka berë disa marrveshje të rëndësishme me qëllim që sa më shpejtë ta ngrisë Parkun Kombëtar Mali Sharr në vendet me të preferusr nga turizmi malor në vendin tonë dhe jo vetem.
 
VISAR SADIKI