Maqedoni
Babovski: Konsumojmë ushqim cilësor
12.03.2023 17:01
Ushqimet që konsumohen në Maqedoninë e Veriut, janë të natyrave të ndryshme nga prodhimi bimor...

Ushqimet që konsumohen në Maqedoninë e Veriut, janë të natyrave të ndryshme nga prodhimi bimor, animal, produkte të industrisë ushqimore etj. Një gjë që dihet në parim, është ajo që të gjitha prodhimet që i dedikohen tregut, përkatësisht konsumatorit duhet të jenë me standarde për cilësitë e tyre ISO, HACCP, etj. Shpesh parashtrohet pyetja: ”Çfarë ushqimi po konsumojmë?. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, na sigurojnë se ushqimin të cilin e konsumojmë është i sigurtë dhe cilësor.
“Për fat të mirë ajo që është nën kontrollin tonë, do të thotë ushqimi është cilësor. Pasi që në këtë vit kishim vetëm 14 terheqje të prodhimeve jo të sigurta gjegjësisht ushqim jo të sigurtë. Që dëshmon se numri është shumë i vogël. Ushqimi është i sigurtë, regullisht kryhet monitorimi ashtu që edhe vetë operatorët ekonomik kanë plan program vjetor për monitorim.”, tha drejtori i AUV, Nikollçe Babovski.
Babovski: Nga tregu tërhoqëm 155 mijë kg ushqim
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila është përgjegjëse për sigurinë e ushqimit, pohon se kontrollojnë rregullisht cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve të ofruara në treg dhe shkatërrojnë sasi të pasigurta dhe jo cilësore. Vitin e kaluar nga tregu kanë tërhequr 155 mijë kilogram ushqim.
“Kjo është mëse e mjaftueshme. Kjo dëshmon se shërbimet e inspektoratit të agjencionin me përgjegjësi e kryejnë punën në terren, pasi më shumë se 155 mijë kilogram është tërhequr nga tregu. Ju, për të asgjësuar atë, do thotë se e keni zbuluar dhe keni zbuluar mangësi në cilësinë pa marë parasysh se të çfarë lloji bëhet fjalë. Vitin e kaluar kishim shumë llojë të ushqimeve të cilët kishin mangësi dhe u dëshmua se nuk janë të sigurtë.”, tha Babovski.
Nga 20 njoftimet e marra nëpërmjet sistemit RASSF të BE-së në vitin 2022, nga AUV, thonë se 13 kishin të bënin me ushqimin e kafshëve, 6 me ushqimin jo kafshëror dhe 1 me njoftimet e objekteve dhe materialeve që bien në kontakt me ushqimin, të cilat i kontrollojnë shërbimet e inspektimit të AUV-së. Bëhet fjalë për njoftime që i referohen mishit dhe produkteve të qumështit të pasigurt, fruta-perimeve, suplementeve ushqimore, çokollatave, ushqimeve për fëmijë, ëmbëlsirave e të tjera, të cilat janë importuar ose eksportuar nga vendi.
SAFET ADEMI
