Show Biz
Sonte finalja e madhe e spektaklit "Dancing with the stars”
09.02.2015 14:51
Spektakli "Dancing with the stars” do të marrë fund sonte në orën 21, në natën finale që mezi po pritet nga të gjithë adhuruesit e këtij spektakli, që ka thyer çdo rekord audience...

Finalistët e këtij edicioni janë: Tuna, modelja Heidi Lushtaku, aktori Amos Zaharia, kantautori Kristi Popa dhe këngëtarja Evi Reçi.
Nisur nga komentet e pafundta në rrjetet sociale, duket se këtë trofe do ta rrëmbejë Tuna ose Evi Reçi. Fansat e këngëtares nga Shkupi e kanë quajtur atë fituese absolute të këtij show-kërcimi.
Në fakt, të dy këngëtaret kanë performuar shumë mirë gjatë spektaklit, ndaj dhe duket e vështirë një vendim përfundimtar.
Nata finale do të surprizojë shikuesit me surpriza dhe të ftuar të veçantë. Fituesi i kësaj shfaqe do të marrë si dhuratë një apartament.
Si zakonisht, spektaklin “Dancing with the stars” do të mund ta ndiqni në orën 21, drejtpërdrejt në TVM2 dhe TVM2 sat.
