Botë

Hungari, aksident zinxhirorë i 43 automjeteve

12.03.2023 17:57

Dhjetëra automjete janë përplasur në një aksident zinxhir në Hungari, me çrast dhjetëra automjete janë përfshirë në flakë ndërsa ka dhe shumë të plagosur.

Dhjetëra automjete janë përplasur në një aksident zinxhir në Hungari, me çrast dhjetëra automjete janë përfshirë në flakë ndërsa ka dhe shumë të plagosur.

Sipas mediave hungareze në aksident janë përfshirë 43 automjete, me çrast 6 persona janë në rrezik për jetën ndërsa 7 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarret, të cilat përfshinë automjetet tashmë janë shuar falë 4 helikopterëve dhe ekipeve të zjarrfikësve të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Shkak për aksidentin e rëndë rrugor është bërë mjegulla e cila e ka vështirësuar pamjen për drejtuesit e mjeteve.