Botë

Ukrainë, luftime të ashpra në Bahmud

12.03.2023 18:35

Ushtria ukrainase njofton se ushtria ruse humbi më shumë se 1.000 trupa në 24 orët e fundit...

Ushtria ukrainase njofton se ushtria ruse humbi më shumë se 1.000 trupa në 24 orët e fundit, derisa vazhdojnë luftimet për qytetin lindor të Bahmutit. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se rusët kishin humbur 1.090 ushtarë dhe tetë tanke në 24 orët e fundit. Edhe një raport i inteligjencës britanike dhe analistë të tjerë perëndimorë thanë se pala ruse ka humbur shumë trupa, teksa synon rrethimin dhe pushtimin e Bahmutit. 
 
Mediazona, një media e pavarur anti-Putin, ka njoftuar se 1.638 ushtarë të rregullt rusë dhe mercenarë kanë vdekur në dy javët e fundit të luftimeve në Ukrainë, një nga periudhat më vdekjeprurëse të konfirmuara për forcat e Putinit.
 
Shërbimi kufitar ukrainas ka deklaruar se ka kryer sulm snajperist ndaj njësitit ushtarak rus Vagner. Por forcat ruse pretendojnë se kanë avancuar drejtë qytetit duke iu afruar në rreth një kilometër. Autoritetet ukrainase nga ana tjetër paralajmërojnë për rrezikun e sulmeve raketore në ër vendin. Njoftohet për civil të vrarë dhe të plagosur ga granatimet ruse në Herson. 
 
Rusia është shndërruar në sinonim të terorit dhe do të jetë shebull i disfatës ka eklaruar presidenti ukrainas Zelensky. Ai ka paralajmëruar sanskione ndaj 280 kompanive  dhe 12 personave që punojnë kundër interesave të Ukrainës. 
 
“Raketa dhe Artiler, fluturake pa pilot dhe minahedhës, shteti i kimit nuk po lë asgjë njerëzore pas vetes. Rrënoja dhe mbeturina nga granatat, ky është autoportreti i Rusisë. Në rajonet kufitare okupatori ka granatuar fshatra që ti frikësojë dhe dëbojë njerëzit.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymiyr Zelensky.
 
Nga ana tjetër një grup grash dhe nënash ruse i kanë bërë thirrje Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë dërgimin e burrave dhe djemve të tyre “në thertore” duke i detyruar ata të bashkohen me grupet e sulmit pa trajnime. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI