Maqedoni

Fillon eliminimi i tërësishëm i kimikateve toksike

09.02.2015 15:31

Kompanitë do të duhet të investojnë prej 200.000 deri më 300.00 euro për eliminimin e tërësishëm të kimikateve toksike nga procesi i prodhimit të produkteve të ndryshme...

Deri më një qershor të këtij viti, shenjat e mëparshme portokalli për kimikate do të duhet të zëvendësohen me të reja.
 
Kimikatet me shenjat e vjetra do të mund të përdoren, por gjithçka që do të importohet apo prodhohet pas një qershori patjetër do të duhet të jenë me shenjat e reja.
 
“Përveç atyre që janë rezerva të vjetra, nuk guxojmë të gjejmë në shitje produkte të cilat tërheqin sistem portokalli të sinjalizimit, pasi që sistemi portokalli i identifikimit mund të japë variacione të ndryshme”- deklaroi Lidija Saviç nga Agjencia e Barnave.  
 
Kimikatet e dëmshme janë të pranishme në pothuajse të gjithë sektorët ekonomik, në ndërtimtari, industrinë e tekstilit, kozmetikë, lodra për fëmijë etj.
 
Sistemi i menaxhimit të tyre tek ne është futur në vitin 2009 dhe ndërgjegjësimi i biznesit është relativisht i lartë.
 
Eliminimi i kimikateve të dëmshme nga prodhimi do të thotë një ndryshim i plotë i disa proceseve të prodhimit, por që për kompanitë do të jetë një harxhim shtesë.
 
ERSAN PAJAZITI