Botë

Bankave britanike u është dhënë 24 orë për të shpëtuar degën e Silicon Valley

13.03.2023 09:59

Bankave më të mëdha tregtare të Britanisë së Madhe u është dhënë 24 orë kohë për të shpëtuar Valley Bank UK (SVB UK)...

Bankave më të mëdha tregtare të Britanisë së Madhe u është dhënë 24 orë kohë për të shpëtuar Valley Bank UK (SVB UK) nga kolapsi, ndërsa Banka e Anglisë përgatitet për ta vënë atë në falimentim, njoftoi sot Sky News TV.
 
Huadhënësit duke përfshirë Barclays PLC dhe Lloyds Banking Group janë ndër institucionet financiare që bordi i SVB UK iu afrua gjatë fundjavës për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje emergjente blerjeje, sipas Sky News.