Botë
Shpërthejnë protesta në Pragë, Çekia përballet me valë rekord inflacioni
13.03.2023 12:17
Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që po nxitet prej rritjes së fuqishme të çmimit të energjisë....

Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që po nxitet prej rritjes së fuqishme të çmimit të energjisë.
Mijëra vetë demonstruan në fundjavë në sheshin e Pragës nën sloganin "Çekia kundër varfërisë". Ata valëvitën flamuj dhe bënë thirrje për tërheqjen e qeverisë liberal-konservatore. Kabinetin qeverisës të kryeministrit Petr Fiala, ata e akuzojnë se nuk ka ndërmarrë masa sa duhet kundër rritjes së çmimeve në vend. Aksioni i protestave u organizua nga partia e re jashtë parlamentit PRO.
Qeveria e Çekisë duhet të marrë rol ndërmjetësues të konfliktin e Ukrainës dhe të iniciojë bisedime paqeje në Pragë, ishte një ndër kërkesat, që publikuan në internet organizatorët e protestës. Mbështetja për Ukrainën duhet të kufizohet në ndihma humanitare. Një grupim i vogël kundër demonstruesve mbante flamujt e Ukrainës dhe të NATO-s si dhe pankarta me parulla kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
