Maqedoni

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kërkon transport falas, pa diskriminim

13.03.2023 15:01

Transport publik falas për të gjithë nxënësit të rregulluar sipas ligjit, kërkojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Transport publik falas për të gjithë nxënësit të rregulluar sipas ligjit, kërkojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Ata thonë se situata aktuale është diskriminuese. Gjimnazistët që jetojnë në një distancë më të vogël se 2.5 kilometra nga shkolla, nxënësit e shkollave private dhe fëmijët me nevoja të veçanta nuk kanë të drejtë për transport publik falas.
 
“Ky është një diskriminim i madh ndaj të gjithë nxënësve në shkollat private, sepse prindërit tanë paguajnë të njëjtat taksa, paguajnë të njëjtat tarifa dhe në të njëjtën kohë  mohohen të drejtat tona dhe ne mendojmë se kjo duhet ndryshuar.”, - theksoi nxënësja, Sara Tosheva.  
 
“Kjo është një masë shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, sepse këta persona janë të diskriminuar në çdo mënyrë, ndaj të mos kontribuojmë që të diskriminohen në këtë mënyrë, ku u mohohet transporti publik.”, - u shpreh Pande Eftimov nga Forumi Rinor Arsimor. 
 
Sindikata e gjimnazistëve do të paraqesë në Kuvend  projektligjin, i cili parashihet të mundësojë  transport të drejtë për të gjithë gjimnazistët. Ata presin që deputetët ta votojnë me procedurë të shkurtuar.
 
“Nëse zgjidhja ligjore nuk kalon maksimumi brenda dy muajve, ne si Unioni i Gjimnazistëve do të paraqesim një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të shtetit, në mënyrë që ajo të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit aktual. Dimë se një iniciativë të  ngjashme kanë paraqitur edhe përfaqësuesit e studentëve të fakulteteve private dhe Gjykata në atë rast ka vendosur që Ligji për Arsimin e Lartë është antikushtetues nga ky këndvështrim, sepse e drejta në transport, e drejta për qasje në arsim është e të gjithëve.”, - deklaroi kryetari i Unionit të gjimnazistëve, Lluka Paviçeviq.  
 
Unioni i Gjimnazistëve  për transport publik falas angazhohet që nga viti 2021. Që atëherë ata, kanë pasur takime me të gjitha institucionet përkatëse. 
 
FLUTURA LATIFI