Ministria e Administratës publikoi ueb faqen për administratorët
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, promovoi ueb faqen administracija.mk, e cila dedikohet për të gjithë të punësuarit në Administratën Publike dhe Shtetërore...

Në ueb faqe ndodhen të gjitha aktet ligjore të cilat kanë të bëjnë me administratën, katalogun e pozitave të punës, i cili përmban 3.300 vende të punës dhe 12 ekzemplarë për sistematizim, të cilat duhet të jenë lehtësim që institucionet ta bëjnë më lehtë sistematizimin e tyre. Ueb faqja u promovua në pritje të hyrjes në fuqi të dy ligjeve për të punësuarit në administratë, të cilët do të fillojnë të zbatohen nga 13 shkurti.
“Çdo institucion duhet ta harmonizojë sistematizimin ekzistues me katalogun e pozitave të punës dhe ta dorëzojë sistematizimin e ri për miratim në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, ndërsa më pas të futen të gjithë të punësuarit në sistemin e ri elektronik për udhëheqjen e resurseve njerëzore. Pasi ta përfundojnë këtë gjë, do të mund të fillojnë procedurën për punësime të reja, atëherë institucioni nuk do të mund të zbatojë shpallje për vende të reja të punës”- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.
Ai theksoi se nëse ka nevojë për pozitë pune të re, e cila nuk përfshihet me katalogun, atëherë institucioni i cili e kërkon vendin e ri të punës duhet të bëjë analizë të mirë, me të cilën do të arsyetohet se pse një gjë e tillë është e domosdoshme.
Ueb faqja përmban edhe informacione për qendra të certifikuara për gjuhë të huaja, ndërsa përmes saj qytetarët do të mund të informohen edhe për risitë e reja të reformave në administratë, por vetëm në gjuhën maqedonase, pasi ueb faqja tani për tani nuk është paraparë të jetë edhe në gjuhën shqipe. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
