Maqedoni
Parashikimi i motit
14.03.2023 08:59
Vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike...

Vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit dhe depërtimit të Anticiklonit të Azoreve drejt Europës Qendrore.Në këtë mënyrë për pjesën më të madhe të ditës moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare. Gjithashtu do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor i vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 2°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 10 deri në 18°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mestarë, do të fryjë dhe erë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16°C.
Nga dita e Mërkurë do të ndikohet nga kalimi (i shpejtë) i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra.
