Fatos Reka, ambasador i ri i Shqipërisë në Maqedoni

09.02.2015 17:31

Fatos Reka, emërtohet ambasador i Shqipërisë në Maqedoni...

Bëhet fjalë për një nëpunës të Ministrisë së Jashtme dhe diplomat i cili ka marrë miratimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Parlamentin shqiptar.

Ai para deputetëve ka prezantuar platformën e tij diplomatike si ambasador në Shkup, ndërsa ai pason ambasadorin tanimë të ndjerë, Petrit Bushatin.