Botë

Zelensky: Pjesa lindore, vendimtare për të ardhmen e vendit

14.03.2023 09:48

Si Kievi ashtu edhe Moska vazhdojnë të pretendojnë se po i shkaktojnë humbje kundërshtarit....

Si Kievi, ashtu edhe Moska vazhdojnë të pretendojnë se po i shkaktojnë humbje kundërshtarit.

“E ardhmja e Ukrainës varet nga pjesa lindore.”, tha presidenti Zelensky. Bakhmut mbetet ndër pikat më kritike në front. Si Kievi, ashtu edhe Moska vazhdojnë të pretendojnë se po i shkaktojnë humbje kundërshtarit. Ka viktima në Sumy dhe Donetsk.
 
“Është shumë e vështirë në lindje. Ne duhet të shkatërrojmë fuqinë e armikut dhe kështu do të jetë. Atje ne po luftojmë për të ardhmen e ukrainasve.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Uashingtoni ka paralajmëruar se Kina mund të dërgojë armë vdekjeprurëse në Rusi. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Sullivan, paralajmëroi gjithashtu një takim mes liderëve të ShBA-së dhe Kinës në periudhën e ardhshme. Data e takimit Biden-Jinping nuk është bërë e ditur. Në lidhje me marrëveshjen për vazhdimin e nismës së eksportit të grurit në Detin e Zi, Moska nuk ka asnjë kundërshtim. Marrëveshja mbetet e vlefshme për 60 ditët e ardhshme. Ndërkohë, BE zgjati sanksionet ndaj Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë.