Botë
Pakti i sigurisë AUCUS, marrëveshje e re për nëndetëset bërthamore
14.03.2023 10:11
Sipas paktit të sigurisë AUCUS, ShBA do të sigurojë të paktën tre nëndetëse bërthamore për Australinë....

Sipas paktit të sigurisë AUCUS, ShBA do të sigurojë të paktën tre nëndetëse bërthamore për Australinë.
ShBA, Britania e Madhe dhe Australia kanë publikuar detaje të planit të tyre për të ndërtuar një flotë nëndetësesh me energji bërthamore për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor. Sipas paktit të sigurisë AUCUS, ShBA do t'i sigurojë Australisë të paktën tre nëndetëse bërthamore. Një flotë e re do të krijohet gjithashtu duke përdorur teknologjinë më të fundit, duke përfshirë reaktorët Rolls-Royce.
"AUCUS ka një qëllim dominues, të rrisë stabilitetin në Indo-Paqësorin dhe të ndryshojë me shpejtësi dinamikën globale. Projekti i parë është në fillim. Më shumë partneritete, më shumë potencial, më shumë paqe dhe siguri i paraprijnë rajonit. E thënë thjesht, ne po e vendosim veten në pozitën më të fortë për të adresuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes”, tha president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Sipas Kinës, Pakti dëmton paqen dhe stabilitetin. Biden u kundërpërgjigj se qëllimi ishte forcimi i paqes në rajon, duke theksuar se nëndetëset do të ishin me energji bërthamore dhe jo me armë bërthamore.
