Botë
OBSH shpresëplotë: Të sigurt për fundin e pandemisë në 2023-in
14.03.2023 10:38
Kam besim se në një moment këtë vit do të jemi në gjendje të themi se Covid ka mbaruar si një emergjencë...

“Kam besim se në një moment këtë vit do të jemi në gjendje të themi se Covid ka mbaruar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar dhe si një pandemi”.
Për këtë fakt është i bindur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai tha se numri i vdekjeve të raportuara në baza javore është tani më i ulët se kur u përdor për herë të parë fjala “pandemi” tre vjet më parë.
Mes të tjerash ai tha se përmirësimi është i rëndësishëm për të marrë masa për të tilla situata.
