Ekonomi

Ministri, Bekim Neziri, për vizitë në Shqipëri

09.02.2015 17:38

Maqedonia dhe Shqipëria kanë projekte konkrete që do të ndikojnë në zhvillimin e ndërsjellë të të dyja vendeve...

Ato janë shpalosur gjatë një konference mes ministrit të Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetajt dhe homologut të tij të Maqedonisë, Bekim Nezirit. Bashkëpunimi konsiston kryesisht në sezonin e ri turistik, si dhe në shkëmbimin tregtar.

Ahmetaj, foli për mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe për një sërë projektesh, si Korridori i Tetë apo “Rruga e Arbrit”.

Ndërsa gjatë takimit të Nezirit me ministrin e Energjisë, Damian Gjiknurin, tema ka qenë devijimi i Radikës. Projekti, sipas dy bashkëbiseduesve, do të bëhet në përputhje të plotë me ligjin.

Deklaratat për shtyp kanë pasur një takim të ministrave të ekonomisë së rajonit, ku është folur për investime që do të forcojnë ekonomitë e të gjitha vendeve në Ballkan.