Maqedoni

Gjykimi "Rashkovski", Rashkovski edhe më tej arsyeton softuerët

14.03.2023 16:23

Ish-sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili ndiqet penalisht për mënyrën e prokurimit të softuerëve...

Ish-sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili ndiqet penalisht për mënyrën e prokurimit të softuerëve për shkeljet në komunikacion, edhe më tej mohon të ketë kryer veprën penale për të cilën ngarkohet. Në deklaratë për media, ai nuk sqaroi mënyrën me të cilën shteti ka blerë softuerin nga "Invoka Grup", por u përqendrua në dobitë që do të kishte implementimi i tij. Theksoi se sikur mos të ekzistonin akuzat dhe proceset aktuale gjyqësore, sistemi tani më do të ishte në një fazë shumë të avancuar, pa harruar të mbrojë edhe të akuzuarit e tjerë në procedurë.
 
“Ishit dëshmitarë se cilat ishin qëllimet dhe cilat janë përfitimet nga ky sistem. Ajo që pritej, është një projekt i mirë për të cilin të gjithë do të gëzoheshin."Sindromi i ninxhës", ju të kërkoni që dikush nga të akuzuarit të pranojë diçka që nuk është në realitet, me qëllim që t’i mbërthejë të tjerët, prokurorja u mundua ta bëjë këtë. Qëllimi im është që publiku të njoftohet se cilat kanë qenë përfitimet nga dy sistemet e prokuroruara. Sikur të lejonte prokuroria që e gjithë procesin ta realizonim dhe mos të bënte asgjë me forcë, për ego të dikujt, sistemi deri më tani do të ishte në një fazë të avancuar të realizimit.”, - theksoi i akuzuari, Dragi Rashkovski.
 
Gjatë procedurave të deritanishme gjyqësore u shpalosën dëshmi dhe sms porosi të Rashkovskit të realizuara me firmën "Invoka Grup" ku bisedohej për realizimin e tenderit. Ndërkohë, ekspert i prokurorisë kishte deklaruar se softueri aspak nuk mund të lëshohet në përdorim nëse bazohet në udhëzimet që ka pretendime të cilat i kishte mohuar i akuzuari i parë. Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa 6 të akuzuarit e tjerë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI