Maqedoni
Bulevardi në Komunën e Butelit, Kostovski: Korsija duhet të dislokohet
14.03.2023 17:51
Korsija e bulevardit “Boca Ivanova”, në Butel, duhet të dislokohet dhe kjo duhet të bëhet në bashkëpunim...

Korsija e bulevardit “Boca Ivanova”, në Butel, duhet të dislokohet dhe kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, thotë kryetari Komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Por, Kostovski thotë se mungon bashkëpunimi nga ana e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila është shprehur e vendosur për ndërtimin e bulevardit.
“Zgjidhje për qytetarët është që korsija të dislokohet dhe është një proces që duhet së bashku ta bëjmë me qytetin e Shkupit, por e shoh se nuk kemi përkrahje për një gjë të tillë nga Arsovska. Kjo e fundit ka ndryshuar qëndrimin, ku thotë se do të ndryshojmë planet, por ne do t’i fshijmë të gjitha këto. Atraktiviteti i saj është që të ndërton këtë rrugicë, por inatin do ta ketë deri në fund.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Banorët thonë se janë kundër punimeve për hapjen e rrugës së re përmes oborreve të 16 shtëpive në këtë lagje, por qyteti i Shkupit thotë se janë në pronë shtetërore.
“Ajo mua që më dhemb është që mos të ndërtohen ndërtesa dhe rrugica, ka vend edhe më andej, pse pikërisht këtu?”, - u shpreh banorja e Komunës së Butelit.
Para disa ditësh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, tha se bulevardi në Butel do të ndërtohet, pasi toka është në pronësi shtetërore.
REJHANE METAJ
