Maqedoni

“Transparency internacional”, kritika ndaj agjencisë së filmit

14.03.2023 18:35

Agjencia e filmit ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme gjatë ndarjes së mjeteve për konkursin...

Agjencia e filmit ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme gjatë ndarjes së mjeteve për konkursin e vitit të kaluar për financimin e filmave të metrazhit të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë, thekson “Transparency International – Maqedoni”.
 
Kryetarja e kësaj organizate Sllagjana Taseva, thekson se Ligji për filmin është i qartë, ndalon që projektet të dorëzohen nga personat që punojnë në Agjenci apo marrin pjesë në organet zgjedhore. Sipas saj, u konstatua se në mesin e parashtruesve të projektit kishte edhe persona që marrin pjesë në organet vendimmarrëse.
 
“Ne zbuluam se dy persona që marrin pjesë në organet vendimmarrëse, pra janë recensues, kanë dorëzuar projekte. Ato projekte janë tërhequr vetëm atëherë pasi “Transparency Internacional” filloi procedurë vëzhgimi. Parashtrohet pyetja se si do të kishte rrjedhë procedura nëse ne nuk do të kishim reaguar? Se si kanë kaluar më parë projekte të tilla dhe si është vendosur për to? Nëse nuk përndiqet ky rast, d.m.th. edhe më herët ka pasur këso thyerje të ligjit.”, - deklaroi Sllagjana Taseva nga “Transparency International – Maqedoni”. 
 
Ajo përmendi, gjithashtu, edhe një situatë tjetër të thyerjes së rregullave nga 2 persona që më parë janë shkarkuar nga detyra dhe më pas pikërisht ata persona janë vendosur të kryejnë rishikimin e financimit të atyre projekteve, duke kërcënuar legjitimitetin e procedurës së dhënies së fondeve pas këtij konkursi.
 
“Kemi dy situata të konfliktit të interesit, të cilat janë të ndryshme në përmbajtje dhe formë, por janë të paligjshme dhe kërcënojnë legjitimitetin e procedurës së dhënies së fondeve pas këtij konkursi.”, - theksoi Sllagjana Taseva nga “Transparency International – Maqedoni”. 
 
Në këtë drejtim, Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Kulturës, u rekomandohet vendosja e rregullave dhe procedurave të përshtatshme për rreziqet e konfliktit të interesave, si dhe vendosja e një sistemi sanksionesh për mosrespektimin e këtyre rregullave.
 
FITORE DEMOLLI