Maqedoni

Sellcë: 22 vjetori i krismave të para të UÇK-së

14.03.2023 20:15

Në Kalane e Qëndresës në Sellcë të Tetovës është kujtuar 22 vjetori i krismës së parë në Tetovë...

Bashkëluftëtarë, krerë të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorve dhe qytetar të ardhur nga vendi dhe nga Republika e Kosovës dhe e Shqiprisë kishin ardhur në Kalan e Sellcës për ti kujtuar të gjithë luftëtarët, dëshmorët e luftës së 2001 -shit, të cilët luftuan deri në frymën e fundit për të drejtat dhe lirit e shqiptarve në Maqedonin e Veriut.
 
Ish Kamandantin i brigadës 112 Hazbi Lika tha se edhe pse kanë kalu 22 vite nga krisma e parë ne i kujtojm deshmorët dhe luftarët e UÇK-ës, pasi sipas Likës, gjatë ketyre viteve kemi pasur fitore të njëpasnjëshme.
 
"Ne atë luftë e bëmë bashkërisht, me të cilat morëm fitore, dhe pas asaj fitoret e një ps njëshme nuk kanë munguar për avancimin për realizimim e qëllimeve tona të përbashkëta. 22 vjet sa janë larg, nga ajo periudh ku ne lamë gjurmët dhe për të cilën ne jemi mbledhur sot,për ti rikujtuar ato gjurmë, na duket pak po nga ana tjeter në një kohë pak më e larget, por na afron në këtë kohë sidimos prezenca e njerzive, të cilët dëshmojn qart se nuk kanë harruar ti respektoj dhe ti ngrenë, në nivele shumë më të larta dëshmotët e kombit, dhe të plagosurit e luftës e sidimos me këtë prezencë", u shpreh ish Komandat i UÇK-ës. Hazbi Lika.
 
Në fund të gjithë se bashku bënë Homazhe dëshmorve të rënë për liri që janë të varrosur në Kalan e Sellcës. Të pranishëm ishin edhe u ashtuquajtur Grupi i zjarrit të cilët shtrënguan duart me ish udhëheqësin e UCK në vendin tonë Ali Ahemti.
 
VISAR SADIKI