Maqedoni

Parashikimi i motit

15.03.2023 08:39

Ditën e sotme parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin...

Ditën e sotme parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.
 
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 12°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.
 
Edhe nesër moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.