Bagdad, 14 të vrarë nga një shpërthim

09.02.2015 18:09

Një sulm me bomba u ka marrë jetën 14 personave në lagjen shiite të Bagdadit...

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët irakianë të sigurisë, sipas të cilëve, një sulmues vetëvrasës ka vrarë 14 persona dhe ka plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një vend të shenjtë për shiitët. Ndërsa, asnjëri prej grupeve nuk ka marrë përgjegjësi për këtë sulm gjakmarrës.(Flutura Latifi, TVM2)