Botë
Borrell dhe Varhelyi zbarkojnë në rajon, integrimi, në fokus të takimeve
15.03.2023 11:15
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell zbarkon sot në Tiranë....

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell zbarkon sot në Tiranë.
Në fokus të diskutimit në takimin me kryeministrin Rama do të jenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, emigracioni dhe roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ecuria e Ballkanit të Hapur.
Borrell do të jetë i shoqëruar nga kryekomisioneri Oliver Varhelyi, ku së bashku me kryeministrin Rama do të analizohen raportet bilaterale mes Shqipërisë dhe BE-së. Pas vizitës në Shqipëri, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozef Borell, zbarkon në Maqedoninë e Veriut, ku më datë 16 dhe 17 mars do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit, ku do të dominojë tema e procesit integrues të vendit ne BE.
Më 18 mars Borrell në Ohër do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian. Gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell do të diskutojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe Ballkanin si dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve në përballimin e këtyre pasojave.
