Botë
Hapësira ajrore e Detit të Zi, avioni rus përplaset me dronin amerikan
15.03.2023 12:07
Australia ka reaguar mbi incidentin e avionit rus me dronin amerikan, duke thënë se Rusia nuk luan sipas rregullave...

Australia ka reaguar mbi incidentin e avionit rus me dronin amerikan, duke thënë se Rusia nuk luan sipas rregullave. Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, ka deklaruar se Rusia duhet të japë shpjegime lidhur me këtë incident.
Të martën një avion luftarak rus Su-27 goditi helikën e një droni të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit amerikan "Reaper" që vepron në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi. Nga ana e saj Moska këmbëngul se avioni i saj nuk përdori armë në bord dhe nuk ra në kontakt me dronin.
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov hodhi poshtë të gjitha insinuatat e palës amerikane në lidhje me incidentin e së martës që përfshinte dronin MQ-9 Reaper të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi. Ai u shpreh se droni amerikan po kryente lëvizje provokuese dhe të qëllimshme duke ecur drejt territorit rus me transponderët e fikur.
