Kroacia, mbështetje integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE

09.02.2015 18:12

Kroacia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe integrimin e saj në BE...

Kështu u shpreh ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq, duke shtuar se Maqedonia veç më është e gatshme për t’u bërë pjesë e aleancës dhe presim që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

“Erdha këtu që të vërtetoj dhe të jap mbështetje për përpjekjet e juaja për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Para disa viteve duhej të merrej thirrje e përbashkët, Kroacia e mori, ndërsa Maqedonia jo. Mendojmë se Maqedonia është e gatshme, i ka kryer proceset e mbrojtjes dhe gjithmonë punon në reforma dhe se forcat e sigurisë janë plotësisht të gatshme për inkuadrim në NATO”- deklaroi ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq.

Në takimin e sotëm të të dy ministrave të mbrojtjes, të Maqedonisë dhe Kroacisë, është konstatuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe ka mundësi që këto në të ardhmen të zhvillohen edhe më tepër.

“Mbështetja juaj është një dëshmi për gatishmërinë e Maqedonisë për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis dy vendeve, por edhe për përkushtueshmërinë e të dy vendeve për zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes”- tha ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Në takimin e sotëm janë nënshkruar edhe dy marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje, memorandum për këmbim të ekspertëve në sferën e marrëdhënieve me publikun dhe aranzhimin teknik në sferën e bashkëpunimit teknik luftarak. Në kuadër të vizitës, ministri Kotromanoviq do ta vizitojë edhe Qendrën për Trajnim të Pilotëve dhe Regjimentin për Operacione të Posaçme në Kazermën "Ilinden". (Besim Abdullai, TVM2)