Maqedoni

Nikollovski: 10 mijë euro grante për prodhuesit e vegjël

15.03.2023 14:46

Prodhuesit e vegjël të ushqimit dhe kantinat e vogla të verës do të marrin grant prej 10 mijë eurosh....

Prodhuesit e vegjël të ushqimit dhe kantinat e vogla të verës do të marrin grant prej 10 mijë eurosh. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, prezantoi masat e reja për mbështetje të prodhuesve të vegjël të ushqimit dhe pijeve.
 
“Ata të cilët prodhojnë produkte maqedonase me origjinë shtazore dhe joshtazore dhe synojnë për herë të parë të mund të marrin grant prej 10 mijë eurosh për zhvillim, rritje të prodhimit, brendim të produkteve dhe për arritjen kryesore të qëllimit tonë, që është prodhimi dhe krijimi i sa më shumë produkteve përfundimtare të cilët do të shiten nga pragu dhe ferma.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Nikollovski informoi se dikatesteri të cilin ai e drejton në dy muajt e ardhshëm në takime me bujqit në teren, do t’i promovojë modelet, mundësitë, grantet dhe masat në bujqësi. Ai tha se qëllimi kryesor është të mbështetemi në prodhuesit e vegjël dhe t’i zgjerojmë këto suksese.
 
“Qëllimi ynë është të krijojmë 2.000 prodhues të rinj të vegjël ushqimesh, të cilët do t’i shfrytëzojnë përfitimet nga viti 2019, për të qenë në gjendje të regjistrohen dhe të shesin produkte tradicionale vendase, të shesin nga pragu dhe nga ferma dhe të marrin grante,  si dhe mundësi investimi dhe zhvillimi.”, - theksoi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Sipas ministrit Nikollovski,  në këtë vit me rëndësi do të jetë përqendrimi  tek mundësitë më të mëdha që na jep Programi IPARD 3, për të cilin jemi lider në rajon, si dhe shembull në rajon se si duhet të përdoren fondet evropiane.
 
SAFET ADEMI