Maqedoni
“Hap pas hapi”, bursa për fëmijët me aftësi të kufizuara
15.03.2023 15:17
Fondacioni për Nisma Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” filloi fushatën e tretë të projektit “Bëhu in, bëhu gjithëpërfshirës, përfshihu”....

Fondacioni për Nisma Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” filloi fushatën e tretë të projektit “Bëhu in, bëhu gjithëpërfshirës, përfshihu”. Fushata është pjesë e aktiviteteve për ndërgjegjësimin e publikut për informim më të gjerë për nevojat që paraqiten para shkollave dhe familjeve në përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe ndërgjegjësimin e komunave për përgjegjësinë e tyre për përmirësimin e cilësisë së arsimit për të gjithë fëmijët. Drejtuesja e projektit Elena Misiq tha se qëllimi kryesor i projektit është dhënia e bursave mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara në klasat fillore.
“Qëllimi i projektit ishte mbështetja e familjeve, jo vetëm prej bursave mujore, por edhe mbështetje me edukim me asistentë arsimore dhe përkrahje të tutorit për fëmijët që të mund ta zotërojnë materialin. Megjithatë edhe bashkëpunimi me shkollat ku projekti ka për qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të shkollave. Kaluam trajnime me 55 shkolla dhe në 43 shkolla i përmirësuam kushtet e punës me fëmijët dhe qasjen përmes dhomave me sensor, kënde lojërash përfshirëse, teknologji ndihmëse etj.”, - deklaroi drejtuesja e projektit, Elena Misiq.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, që synon të mbështesë iniciativat për ndërtimin e arsimit gjithëpërfshirës. Projekti realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në partneritet me organizatat joqeveritare “Inclusive” nga Kumanova dhe “Handimak” nga Tetova.
VLORA LATIFI TOPOJANI
