Maqedoni

Kryeministri shqiptar, Grubi: Kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit

15.03.2023 15:48

BDI këmbëngul në emërimin e kryeministrit të parë shqiptarë në 100 ditët e fundit qeverisje.....

BDI këmbëngul në emërimin e kryeministrit të parë shqiptarë në 100 ditët e fundit qeverisje. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, thotë se në marrëveshjen e koalicionit të vitit 2020, të nënshkruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i integristëve, Ahmeti dhe më pas të konfirmuar nga kryeministri i tanishëm Kovaçevski. Grubi në paraqitjen televizive në TV Dukagjini tha se përzgjedhjen do ta bëj kreu i partisë, ndërkaq përjashtoi veten nga ky emërim.
 
“Ai u zotua aty në takim para të gjithëve që e njëjta marrëveshje që e kishte arritur me zotin Ahmeti do të jetë valide edhe gjatë mandatit të tij dhe ia shtruam dorën njëri tjetrit dhe ai e ka thënë këtë edhe publikisht që në 100 ditshin e fundit  të kësaj qeverisje kurdo qoftë që është ajo, ai do të largohet nga posti i kryeministrit, do të jetë vetëm kryetar parlamenti, ndërsa një shqiptar tjetër apo një shqiptare do të jetë kryeministër i parë. Nuk kam ambicie të tilla, jo, unë dua të mbahem mend për korridorin 8, për rrugën Shkup – Bllacë, për lidhjen Prishtinë – Shkup – Tiranë, Tiranë – Prishtinë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
 
Stoillkovski: Vazhdim i ndikimit institucional
 
Ndaj deklarimeve të tilla më kritike është VMRO-DPMNE. Kryeministrin për të cilin flasin Grubi dhe Osmani, nga partia e Mickovskit thonë se është vazhdimësi e ndikimit të tyre partiak në institucione veç më të korruptuara, duke ia numëruar muajt e fundit qeverisje Kovaçevskit.
 
“Kjo vërteton faktin se Kovaçevski fitoi karrigen si dhuratë, që tani e ruan për Artan Grubin. A do të jetë Artan Grubi kryeministër nuk e dimë, por e dimë se Artan Grubi përmbush dy kushtet për të qenë pasardhës i Kovaçevskit. Kushti i parë është të jetë i paaftë dhe kushti tjetër të jetë mjaftueshëm i kriminalizuar që të jetë pasardhës i devotshëm i Dimitar Kovaçevskit.”, - theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
 
Deklaratat për kryeministrin shqiptar erdhën pas prononcimit të ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, se për disa muaj kjo edhe do të bëhet realitet duke aluduar për zgjedhje të parakohshme, por që nga LSDM nuk kanë konfirmuar një opsion të tillë.
 
MERAL ISMAILI