Maqedoni

Mariçiq: Ndryshimet kushtetuese në Kuvend, para verës

15.03.2023 16:26

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq nga Brukseli....

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq nga Brukseli, ku ndodhet për diskutime rreth klasterit të katërt, tha se pret që amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës të hyjnë në procedurë në Kuvend para verës dhe do të ishte ideale që ato të ndodhin para korrikut. Sipas tij, në javët në vijim Ministria e Drejtësisë do të hapë procesin dhe brenda dy deri në tre javë do të formulohen ndryshimet kushtetuese. 
 
“Nuk mund të ketë zhvillim pa infrastrukture të përparuar, pa investim në rrjetin transportues, pa rrjet transportues efikas. Qëllimi i kësaj politike është që të zvogëlohet rrëmuja, të rritet efikasiteti i biznesit transportues dhe të funksionojë infrastruktura pa vonesa.”,  - deklaroi Mariçiq.
 
“Qeveria në seancën e djeshme ka hapur këtë çështje dhe mendoj se nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë do të fillojë një proces konsultues, i cili brenda tri javëve do t’i formulojë amendamentet kushtetuese sipas një procesi inkluziv dhe besoj se edhe njëherë do te ftohet opozita të jep kontribut në formulimin e amendamenteve. Përpiqemi deri në fund të vitit të mbarojmë me skriningun dhe ta ndryshojmë kushtetutën.”, - u shpreh Mariçiq.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU