Maqedoni
Eli Panova: Të punësuarit në MF do të kenë rritje të pagave
15.03.2023 16:48
VMRO-DPMNE thotë se për shkak të presionit nga grupi parlamentar i tyre dhe punonjësve në ministrinë e financave...

VMRO-DPMNE thotë se për shkak të presionit nga grupi parlamentar i tyre dhe punonjësve në ministrinë e financave, të gjithë të punësuarit në këtë dikaster do të kenë rritje të pagave për 30%. Pas reagimeve, mazhoranca pranoi që të gjithë punonjësit e Ministrisë së Financave të marrin paga më të larta. Na vjen keq që ministri ka tërhequr vendimet për paga më të larta të punonjësve dhe në muajin e kaluar ka paguar paga nën normat e përcaktuara me ligj, tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE, e cila paralajmëroi ndërhyrje me amendament për ngritje pagash në të gjitha organet nën ministrinë e financave.
“Me versionin e djeshëm të interpretimit autentik, qeveria do të përjashtojë punonjësit e organeve brenda Ministrisë së Financave, d.m.th. punonjësit në administratën për çështjet pronësore dhe juridike dhe zyrtarët administrativë në institucione të tjera. Ne si grup parlamentar do të paraqesim një amendament në këtë interpretim, me të cilin do të kërkojmë që këta punonjës të kenë rritje page, në mënyrë që të mos diskriminohen ndaj kolegëve të tyre.”, - deklaroi Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Rritja e pagës minimale do të rrit edhe pagat tjera
Nga ana tjetër LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se për një dekadë ka manipuluar punëtorët duke ua prezantuar botës si fuqi punëtore më të lirë.
“Sot, paga minimale vlen për të gjitha degët ekonomike dhe me zgjidhjen ligjore të miratuar, paga minimale do të rritet çdo muaj mars, pavarësisht vullnetit të çdo qeverie aktuale apo të ardhshme. Për gjashtë vjet, LSDM-ja ka katërfishuar pagën minimale, fillimisht në 12.000, pastaj në 15.200 denarë, pastaj në 18.000, ndërsa për këtë muaj është rritur në 20.175 denarë.”, - theksoi Sanela Shkriel nga LSDM.
Rritja e pagës minimale sipas tyre do të stimulojë rritjen edhe të pagave tjera, me qëllim që paga mesatare, e cila tani arrin në 34.364 denarë dhe do të rritet edhe më tej.
NAIM RAMADANI
