Maqedoni

Llazarevski: Nuk ka konflikt të interesave në agjencinë e filmit

15.03.2023 17:32

Drejtori i Agjencisë së Filmit i hodhi poshtë të gjitha akuzat e një dite më parë të “Transparency International”...

Drejtori i Agjencisë së Filmit i hodhi poshtë të gjitha akuzat e një dite më parë të “Transparency International” ndaj kësaj agjencie, duke sqaruar se nuk ka konflikt interesi dhe akuzat janë të pabaza.  Për ta vlerësuar këtë gjendje organizatës joqeveritare i është ofruar materiali në kopje që nga fillimi i procesit deri në sjelljen e vendimeve, thonë nga Agjencia e filmit. 
 
“Të gjitha dëshmitë, që nga fillimi i procesit, nga faza e aplikimit deri në fazën e vendimit, menjëherë në kopje u dorëzuan në “Transparency International”. Dhe në asnjë moment institucioni ynë nuk e prolongoi këtë proces dhe të njëjtat dëshmi u dorëzuan deri te zonja Slagjana Taseva, të kompletuara, do të thotë nga procesi i aplikimit deri në procesin e vendimit. Tani nuk e di sinqerisht cili është motivi i zonjës Taseva për shtrembërimin e së vërtetës, që i njëjti person paraqet te ajo parregullsi të caktuara.”, - deklaroi drejtori i Agjencisë së filmit, Bojan Llazarevski.
 
Shtoi se personat e përfshirë në procesin e vlerësimit përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuara për kompetencën e veprës dhe janë të obliguar sipas ligjit t'i respektojnë ato, për çka përgjigjen me shkrim. Dje “Transparency International” ka kërkuar që të përsëritet konkursi i fundit i vitit 2022 i Agjencisë së filmit, ndërsa ka thënë se dokumentacioni i tyre do të dorëzohet te Prokurori Publik. Taseva tha se ka disa persona të cilët ishin recensues në Agjenci dhe të cilët kanë aplikuar me projekte në konkursin e filmit. 
 
LEUNORA KALIQI