Botë
Tiranë, PD mbetet jashtë procesit zgjedhor
15.03.2023 18:38
Fati i zgjedhjeve vendore të 14 majit duket ende i paqartë në një kohë kur Komisioni qendror i zgjedhjeve...

Fati i zgjedhjeve vendore të 14 majit duket ende i paqartë në një kohë kur Komisioni qendror i zgjedhjeve ka vendosur të mos regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhje.
Shkak është bërë mungesa e firmës së Lulzim Bashës për regjistrimin e partisë në KQZ.
Basha figuron ende i regjistruar në Gjykatë, por ai është dorëhequr vitin e kaluar. Nga ana tjetër, KQZ nuk ka njohur si kryetar të partisë, Sali Berishën, i cili zaptoi selinë e Partisë Demokratike vitin e kaluar.
I gjendur para kësaj situate, Sali Berisha pritet të hyjë në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë së Ilir Metës, në aleancë edhe me 3 parti të vogla.
“Sot skadon afati për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa nëse komisioni i Ankesave nuk ndryshon vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zyrtarisht Partia Demokratike mbetet jashtë procesit zgjedhor.
LULJETA NDOKA
