Maqedoni
Parashikimi i motit
16.03.2023 09:43
Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta...

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në pjesët juglindore të vendit. Në pjesët lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të dëborës ndërsa në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare. Duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 10°C. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior, në disa vende me shpejtësi mbi 70 km/orë. --
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.
Nga nesër moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.
