Maqedoni
Borell, sot arrin për vizitë në Shkup
16.03.2023 11:26
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi, po qëndrojnë në Tiranë....

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi, po qëndrojnë në Tiranë.
Dyshja arriti një ditë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të qëndrojnë edhe sot në kuadër të një vizite zyrtare. Mbrëmë, Borrell është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Teksa sot, zyrtarët e BE-së do të mblidhen për Këshillin e Stabilizim Asocimit. Këshilli i Stabilizim-Asocimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.
Përveç kësaj, edhe dialogu politik në nivel parlamentar mes Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Shqipërisë. Borell, nga Tirana do të udhëtojë për në Shkup, në një vizitë dyditore, ku po ashtu do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
