Maqedoni

Borrell: Palët të marrin përgjegjësi për suksesin në dialog

16.03.2023 11:45

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell....

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në prag të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër, ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog.
 
“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjinë dhe pranimit në Bashkimin Evropian.”, ka thënë Borrell.
 
“Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel. Por, edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE.”, ka thënë ndër tjerash Borrell.
 
“Ballkani Perëndimor është i ndryshëm nga çdo rajon tjetër në fqinjësinë e afërt të BE-së. Këtë e kuptova edhe para se të bëhesha përfaqësues i lartë, zëvendëspresident i BE-së në dhjetor 2019.”, ka deklaruar ndër tjerash Borrell.